Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qindra dronë e raketa godasin Ukrainën, Zelensky kundërpërgjigjet duke sulmuar në 9 rajone ruse
Ukraina ka kaluar një tjetër natë tmerri, e cila ka përfshirë të paktën 10 rajone të vendit. Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi përmes një postimi në Telegram se mbi 300 dronë kamikazë dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme janë lëshuar nga forcat ruse kundër qyteteve ukrainase. “Objektivat po shkatërrohen, por disa dronë janë ende në fluturim”, tha Zelensky, duke theksuar se njësitë mbrojtëse të ushtrisë ukrainase kanë arritur të zmbrapsin sulmin, por kërcënimi mbetet i vazhdueshëm. Një nga zonat më të goditura ka qenë Odessa, në jug të vendit, ku sipas autoriteteve lokale, të paktën një person...