Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pushuesi 23-vjeçar rrëshqet dhe bie nga lartësia në hotel, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia një 23-vjeçar, pushues në Shëngjin. 23-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.