Pse zbulimi i varrit të Kleopatrës do ta rishkruante historinë

Pse zbulimi i varrit të Kleopatrës do ta rishkruante historinë

Nga Jane Draycott Nuk mund të kishte qenë një moment më i mirë sesa ky. Egjiptologët që po kremtojnë 100-vjetorin e zbulimit të varrit të faraonit Tutankhamun, janë tani në prag të një zbulimi të ri arkeologjik premtues që duket se ka ndodhur në Egjipt. Disa arkeologë kanë njoftuar ditët e fundit se kanë zbuluar një tunel nën tempullin Taposiris Magna, në perëndim të qytetit antik të Aleksandrisë, që sipas tyre mund të çojë tek varri i mbretëreshës së famshme Kleopatra. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, mbetet për t’u parë. Por një zbulim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm dhe potencialisht do të rishkruante atë që dimë mbi mbretëreshën më të famshme të Egjiptit. Sipas shkrimtarit të lashtë grek Plutark, që...