Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pse tifozët e Real Madridt po “luten” për shitjen e Vinicius Junior? Me ikjen e brazilianit, do bëhen të paktën 3 super përforcime
Situata mes brazilianit Vinicius Junior dhe Real Madridit është tensionuar sërish, palët nuk po merren vesh për rinovimin e kontratës. Në njërën anë, Vinicius nuk kërkon më 20 milionë euro në sezon, por 30 milionë euro në sezon, përveç bonuseve të tjera. Në anën tjetër, drejtuesit e Real Madridit janë të vendosur për të rinovuar me brazilianin, duke ofruar jo më shumë se 20 milionë euro në sezon. Duke parë që situata mes tyre është e nderë, nga Arabia Saudite janë gjithë sy e vesh dhe janë të gatshëm të bëjnë një transferim historik. Edhe pse nuk i është bërë...