Pse paraardhësi i Boris Johnsonit u grind me Ataturkun dhe pse ia thyen kokën me gurë?

Pse paraardhësi i Boris Johnsonit u grind me Ataturkun dhe pse ia thyen kokën me gurë?

Nga: Noel MalcolmPërktheu: Daut Dauti Njëqindvjetori vjen së shpejti: më 1 nëntor 1922, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë e shfuqizoi Zyrën e Sulltanit. Rreth 600 vjet të historisë perandorake otomane, morën fund. Sulltani i fundit, Mehmeti VI, u kontrabandua nga Stambolli nga garda britanike, duke përfunduar si mysafir i Musolinit në resortin e qytetit San Remo. Ai do të vdesë aty pas katër viteve, aq i varfër saqë autoritetet italiane ia konfiskuan arkivolin derisa nuk u pagua borxhi ndaj një tregtari lokal. Tri ditë pas shfuqizimit të sulltanatit, një gazetar dhe politikan prominent, Ali Kemal, qëndronte ulur në karrigen e berberit në një hotel të Stambollit, kur një grup i njerëzve e rrëmbyen dhe e futën në veturën që priste jashtë. Trupi i tij...