Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit
Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka përfunduar, në një kohë rekord është pastruar edhe territori nga mbetjet inerte i qendrës së Thethit. Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale ndau sot foto nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas pastrimit është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore. Beci informoi se puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth. Në Theth po vijon me mbështetjen e forcave të xhenjos pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit...