Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti i EESC: Reformat e Shqipërisë në disa fusha qëndrojnë më lart se të shteteve anëtare
Procesi i pranimit të vendeve të reja në projektin e Bashkimit Evropian duhet të mbështetet nga struktura efektive dhe burime të mjaftueshme financiare, deklaroi në një intervistë presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), sindikalisti austriak Oliver Röpke, shkruan eunews.it ”Në një kohë kur flitet me këmbëngulje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, është e rëndësishme që shoqëria civile dhe partnerët socialë të vendosen në qendër”, thekson ai. Forumi i mbajtur në Bruksel u përqendrua në rëndësinë e institucionalizimit të një dialogu të strukturuar midis partnerëve socialë dhe krijimit të një hapësire të fortë qytetare, me qëllim zgjerimin e klubit...