Preparate të skaduara në klinikën dentare: Arrestohen 2 dentistë në Tiranë, procedohen dhe 12 shtetas të tjerë

Preparate të skaduara në klinikën dentare: Arrestohen 2 dentistë në Tiranë, procedohen dhe 12 shtetas të tjerë

Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri (administratori dhe stomatologu) i një klinike dentare në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Siguria Dentare’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se këta shtetas kryenin shërbime dentare duke përdorur preparate të skaduara. Gjithashtu mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 punonjës në klinikë, teksa janë sekuestruar edhe materialet e preparatet e skaduara. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme...
Burimi: Javanews.al