Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari bllokohet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital
Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal. Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qenë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë. Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete. “Paraditen e sotme ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit pa shënja jete shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kutalli, Dimal. Nga informacionet e marra shtetasi A. H., ka qënë duke prishur një...