Plazhi 100 vjeçar në Pogradec, vendasit nuk e braktisin zonën e “Uçkave”, po tërheq edhe vizitorë të tjerë

Plazhi 100 vjeçar në Pogradec, vendasit nuk e braktisin zonën e “Uçkave”, po tërheq edhe vizitorë të tjerë

Plazhi i Uçkave është mbi 100 vjeçar dhe vit pas viti atij i bashkohen turistë vendas dhe të huaj. I pozicionuar në hyrje të qytetit, Bashkia e Pogradecit jo vetëm që e ka rikthyer këtë plazh si vite më parë, por e ka pajisur atë me elementët që i nevojiten një plazhi publik. Banorët vendas, kryesisht pogradecarë, janë ata më besnikët e këtij plazhi. Në këtë zonë dikur gratë lanin rrobat, ndërsa fëmijët zinin peshk me vazo  një traditë që jeton ende në kujtimet e pogradecarëve. Sot, teksa fëmijët luajnë në rërë dhe të moshuarit bëjnë banjë në liqen, Uçkave...
Burimi: Vizionplus.tv