Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia arreston një nga personat e shpallur në kërkim
Artan Murtaj 43 vjeç është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. 43-vjeçari Murtaj akuzohet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”. “Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë,...