Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pjesëmarrja shqiptare në Betejën e Kosovës (28 qershor 1389)
Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan, rrezikoi zotërimet e sundimtarëve arbërorë, të cilët më 1389 u bashkuan me Koalicionin Ballkanik të komanduar nga princ Llazari. Koalicioni Ballkanik përbëhej nga sundimtarë arbërorë, kroatë, serbë, hungarezë, boshnjakë, rumun etj, të cilët bashkuan fuqitë e tyre kundër osmanëve të komanduar nga sulltan Muradi I. Sundimtarët arbër që morrën pjesë në betejën e Kosovës në vitin 1389 ishin Teodor II Muzaka, Andrea Gropa, Dhimitër Jonima etj. Beteja e Fushë Kosovës u humb nga Koalicioni, por të dyja ushtritë patën humbje të mëdha. Sulltan Muradi u vra nga kalorësi Millosh Kopili. Në këtë betejë humbi jetën dhe princi arbëror Teodor II Muzaka. Gjon Muzaka në kronikën e tij shkruar më 1510, për këtë betejë thotë:“Llazari, Despoti i Serbisë, Mbreti...