Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur dërgohen në spital

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur dërgohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi: Gijotina.com