Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përkeqësohet situata me zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Zjarri që u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë shkrumbuar deri tani dhjetëra hektarë pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër. Megjithëse po punohet nga toka me dhjetëra forca të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, Shërbimit Pyjor, punonjës të tjerë dhe forcat e armatosura, nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit. Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit. Flakët janë...