Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfundon restaurimi i kalasë së Bashtovës
Ndërhyrjet restauruese në kalanë e Bashtovës që ndodhet në fshatin Vilë-Bashtovë kanë përfunduar. Kalajae Bashtovës është një nga më të bukurat në vend dhe u restaurua si pjesë e programit“EU4Culture”, që bën me dije dhe përfundimin e këtyre ndërhyrjeve. Në faqen e programit“ EU4Culture”thuhet se e ndërtuar fillimisht në shekullin e 15-të nga venedikasit për të kontrolluar bregdetin dhe tregtinë e grurit, kjo kala është ruajtur tani me kujdes përmes ndërhyrjeve të thella që synonin mbrojtjen e strukturës së saj, nxjerrjen në pah të elementeve historike dhe përgatitjen për përdorim të qëndrueshëm në të ardhmen. “Ndërhyrja përfshiu gjithashtu restaurimin e...