Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfshihet nga flakët një lokal në orët e para të ditës, shkak defekti në…
Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.