Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pellazgët në ligjerimin e sotëm etnografik; kush janë pellazgët e vërtetë; cilat janë perceptimet më të hershme..?
Shkruan: Jahja Drancolli Pellazgët në ligjerimin e sotëm etnografik; kush janë pellazgët e vërtetë; cilat janë perceptimet më të hershme (De Historia Homeri, Herodoti Historia, Vergilius, Farlati, Von Hahn, Mayer, etj.)?! Tema më e preferuar nga historia për shqiptarët sot pa konkurrencë janë pellazgët. Kufiri kronologjik zakonisht fillon me Adamin dhe Evën, ndonjëherë edhe para tyre. Më pastaj renditën të gjitha ngjarjet më të rëndësishme që përfshijnë qytetërimet e para, natyrisht si pjesë e historisë pellazge. Në shkrimet pseudohistorike, mund të evidentohet një tendencë për të thirrur analiza dhe metoda të ndryshme nga sfera e shkencave natyrore, që synojnë të justifikojnë idetë e autorëve. Qëllimi i kësaj strategjie është zhvendosja e argumentimit nga fusha e historisë dhe të burimeve të verifikueshme historike në fushën më...