Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Partia e ekstremit të djathtë, “Konfederacja” e njohur si anti-evropiane dhe homofobike, nxjerr në rrugë Poloninë kundër migrantëve
Në Varshavë, kryeqytetin polak, shpërthyen trazira të udhëhequra nga huliganë gjatë protestave.Fotografi: Wojtek Radwanski/AFP Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së migrantëve. Manifestimi u organizua nga partia populiste e krahut të djathtë dhe, pjesërisht, partia parlamentare e ekstremit të djathtë Konfederacja, e cila është e njohur prej vitesh për retorikën e saj kundër migrantëve, anti-evropiane dhe homofobike. Protestuesit brohoritën slogane të tilla si “Jo migrimit!” dhe “Jo pushtimit nga emigrantët!” Pankartat mbanin mesazhe të tilla si “Ja Polonia” dhe “Polonia për polakët”. Në disa qytete, pjesëmarrësit shfaqën...