“Së shpejti do të shkëlqejmë siç bënim te moshat”, Broja ‘shigjeton’ Silvinjon dhe i dërgon SMS Muçit: Të premtoj vëlla, koha jote do të vijë
Shqipëria mbylli mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në “EURO 2024” pas humbjes ne ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës.
Kuqezinjtë e mbyllën grupin në vendin e fundit me një pikë falë barazimit ndaj Kroacisë. Një grup i vështirë, por mundësitë e kualifikimit ishin aty duke parë edhe perfomancat jo në ditët më të mira të Kroacisë dhe Italisë.
Për këtë eliminim i kritikuar nga opinioni publik ka qenë trajner Silvinjo, i cili aktivizoi me pikatore Armando Brojën, ndërsa një tjetër sulmues potent si Ernest Muçi mori vetëm 15 minuta përgjatë tre ndeshjeve.
Këtij të fundit i ka dalë në mbrojtje, Broja i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se koha për ish-talentin e Tiranës do të vijë dhe së shpejti do të jenë përkah njëri-tjetrit me Kombëtaren siç bënin me U-19.
“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%. Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”, shkruan Broja për Muçin.
“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishtë një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe. Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o Ylli i Ri. Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”, shkruan Broja për Mitajn.
armqando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare
Burimi