Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri
Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës. “Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj. Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është...