Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Olimbia nëna e Aleksandrit të Madh, nga fisi Ilir i Molosëve
Historiani i kulturës greke #Plutarku shkroi gjerësisht për të, duke e përdorur atë si një udhëheqëse në portretizimin e tij për Aleksandrin. Në veprën e Plutarkut, Aleksandri i kontrolloi pasionet e tij (jo diçka që Aleksandri e bënte shpesh), kur drejtohej dhe këshillohej nga nëna e tij. Olimbia lindi në mbretërinë Ilire të Molosëve në rajonin e #Epirit rreth fundit të viteve 370 p.e.s, në atë që është sot Greqia veriperëndimore. #Molosët ishin një nga tre fiset ilire kryesore epirote, krahas #kaonëve e #thesprotëve, që shtriheshin në qendër të Epirit antik. Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni (Lidhja) i Molosëve. Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit...