Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare në jug të Sirisë
Të paktën 128 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës sektare në jug të Sirisë. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara këtë të diel, më 20 korrik, në një raport të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), cituar nga agjencia AFP. Sipas raportit, numri i të zhvendosurve është rritur ndjeshëm pas një jave përplasjesh në provincën Sweida, bastion i komunitetit druz. Vetëm më 19 korrik, mbi 43 mijë persona janë larguar nga zonat e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës. “Deri më tani,...