Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Obraz” është fytyra e ndërgjegjes sonë, regjisori malazez, Nikolla Vukçeviq, flet për filmin e tij për familjen shqiptare
Skenë nga xhirimet e filmit "Obraz" me regji të Nikolla Vukçeviqit. “Arti më i fuqishëm është ai që të bën ta pyesësh veten: çfarë do të bëja unë në vendin e tij?”, thotë për Radion Evropa e Lirë regjisori malazez, Nikolla Vukçeviq, teksa përshkruan thelbin e filmit të tij të ri “Obraz”, apo Fytyra. Ngjarja nga Lufta e Dytë Botërore, e bazuar në një rrëfim të vërtetë, ndjek një djalë që gjen strehim në shtëpinë e një shqiptari të quajtur Nur Doka, i cili përballet me një vendim të vështirë – t’ia dorëzojë fëmijën armikut dhe kështu të shpëtojë familjen...