‘O plehrë çfarë ke bërë…’/ Përplasja e dhunshme në Ksamil për pronësinë e plazhit, tre të arrestuar dhe një i mitur nën hetim

‘O plehrë çfarë ke bërë…’/ Përplasja e dhunshme në Ksamil për pronësinë e plazhit, tre të arrestuar dhe një i mitur nën hetim

Tre persona janë arrestuar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar. Mësohet se në pranga ka rënë Agim Taraj, 43 vjeç, pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, shtetasi me iniciale S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të...
Burimi: Syri.net