Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Njerëzit që duhet t’u shërbejnë qytetarëve/ Drejtorët e bashkive në Pogradec me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i shpalli luftë bizneseve për zaptim të hapësirave publike, faktet tregojnë se pikërisht shkelësit e këtij ligji janë vetë drejtorët socialistë bashkiakë. Një shembull fragrant, sesi këta njerëz, që janë zgjedhur për të zhvilluar qytetet e tyre në shërbim të qytetarëve, i kanë masakruar ato duke ndërtuar bizneset e tyre të paligjshme, është edhe qyteti i Pogradecit. Një seri denoncimesh janë dërguar në lidhje me disa emra zyrtarëve të lartë të Bashkisë Pogradec, të cilët akuzohen për shfrytëzim të funksioneve të tyre në favor të interesave private. Nga ndërtimet pa leje në trotuare dhe plazhe...