Një propozim nga Tirana pas protestës anti-Speciales në Prishtinë

Një propozim nga Tirana pas protestës anti-Speciales në Prishtinë

Miku më i ngushtë i Hashim Thaçit në politikën e Tiranës, kryeministri Rama, ka prodhuar politikë me shkas protestën e fuqishme në Prishtinë kundër Speciales në Hagë, e cila prej pesë vitesh mban pas hekurave krerët e UÇK-së, nën akuza që duken të gatuara në Beograd e jo që bijnë vërtet era drejtësi. Për Ramën, duhej që si politika kosovare e si ajo shqiptare të dilnin me një rezolutë të përbashkët për atë që po ndodh, gjykimin e padrejtë ndaj Thaçit & Co. “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit...