Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Një njeri me vlera të rralla”, ndarja nga jeta e koleges, reagon UNISHK: Humbi jo vetëm një pedagoge të përkushtuar
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të pedagoges dhe koleges sonë të dashur, Albana Kullolli (Kastrati). Albana u diplomua në vitin 2004 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Financë-Kontabilitet. Po atë vit nisi rrugëtimin e saj si pedagoge në të njëjtin fakultet, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin profesional dhe njerëzor të shumë studentëve. Në vitin 2008 përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 mbrojti me sukses gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. Gjatë gjithë karrierës së saj, Albana u dallua për profesionalizmin, përkushtimin ndaj studentëve,...