Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjela: Lufta anti-korrupsion, kusht nga Perëndimi. Nëse ka sukses, e kemi garantuar hyrjen në BE
Avokati Spartak Ngjela tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë, por i është vendosur kusht nga Perëndimi. I pyetur a ka të drejtë kryeministri të revokojë lejen e legalizimit të dhënë nga një institucion tjetër, Ngjela tha: “Po të jetë nga institucioni që e ka ai në varësi, natyrisht që e prish. Janë jashtë konceptit modern juridik, jashtë kushtetutës, dhe sidomos s’përmendin fare gjykatat. Të gjitha qeveritë e vendeve demokratike kanë tendencën...