Nga Skënderbeu te Superliga e Serbisë, mesfushori debuton me humbje

Nga Skënderbeu te Superliga e Serbisë, mesfushori debuton me humbje

Amadu Sabo ishte një nga lojtarët e afruar te Skënderbeu në janarin e këtij viti. 20-vjeçari u huazua te bardhekuqtë nga Suedia ku kartonin e tij e zotëronte Hamarbi. Disa ditë më parë iu bashkua Javor-Matis në Superligën e Serbisë. Dje pati edhe debutimin e tij kundër Crvena Zvezdës. Këto të fundit fituan 4 me 0. Sabo është afruar me shumë pritshmëri për mesfushën. Për këtë edhe iu besua menjëherë vendi i titullarit. Te Skënderbeu, Sabo luajti 14 ndeshje në total. Gjatë kësaj kohe po ashtu pati vendin e titullarit.
Burimi: Argjiroja.net