Nga e ka prejardhjen kopja e vetme që njihet nga libri i Buzukut

Nga e ka prejardhjen kopja e vetme që njihet nga libri i Buzukut

Gjon Buzuku dëshmon se për veprën e tij punoi brenda 20 marsit 1554 dhe 5 janarit 1555. “Meshari” i Buzukut u vu, me sa duket, në indeks nga Inkuizicioni, kështu që libri u zhduk gati krejt dhe sot njihet në një kopje të vetme në Bibliotekën Vatikane. Atë s’e përmend asnjë autor pasardhës përpara Pjetër Bogdanit (1665), Zbulimi që i bëri Nikollë Kazazi (1740) nuk e shpëtoi nga heshtja. U desh që ta rizbulonte Pal Sqiroi, në fillim të shekullit tonë (XX), që të niste e të bëhej mirë i njohur. Gati tre shekuj e gjysmë heshtjeje kaluan mbi librin e parë që dimë të jetë botuar shqip. Me interes është që të njihet se nga çfarë vendi e ka prejardhjen kopja e vetme e...