No Image Available

Në vitin 330, Kostandini I, perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore

Jahja Drancolli Si sot, në vitin 330, Kostandini I (c. 306-337), perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore, një akt që ndihmoi në shndërrimin e tij në një qytet kryesor të botës. Perandoria Bizantine, e quajtur shpesh Perandoria Romake Lindore ose thjesht Bizanti, ekzistonte nga viti 330 deri në 1453. Perandoria në fjalë ndryshonte në përmasa gjatë shekujve, në një kohë ose një tjetër, zotëron territore në Itali, Greqi, Ballkan, Levant, Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut!Atëbotë, Roma, seli e Perandorisë Romake kishte nisur të degradohet në aspektin arkitekturor, shoqëroro-ekonomik, politik, kulturor, sidomos në atë gjeostrategjik; në anë tjetër, ndërtimi i kryeqytetit të ri, te qyteti Bizanti, pjesë e arealit të...