Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndahet nga jeta Loni Anderson, ikona televizive e viteve ’80
Loni Anderson, e cila u bë e famshme për rolin e recepcionistes së zgjuar dhe tërheqëse në komedinë televizive “WKRP in Cincinnati”, ka ndërruar jetë vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 80-të. Seriali, i transmetuar nga viti 1978 deri më 1982, ishte i vendosur në një stacion radiofonik të Ohio-s që përpiqej të ringjallej përmes muzikës rok. Krahas Anderson, e cila luante rolin e Jennifer Marlowe, pjesë e kastit ishin edhe Gary Sandy, Tim Reid, Howard Hesseman, Frank Bonner dhe Jan Smithers. Anderson ndërroi jetë në një spital në Los Angeles, pas një “sëmundjeje të zgjatur”, sipas publicistes së saj prej kohësh, Cheryl J. Kagan. “Jemi të pikëlluar të njoftojmë ndarjen nga jeta të gruas sonë të dashur, nënës dhe gjyshes,” thuhet në deklaratën...