Mori detyrën dy muaj më parë/ Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Mori detyrën dy muaj më parë/ Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë më parë. Mësohet se detyra i është besuar ish-deputetit, Florenc Spaho, një tjetër mjek. Mjeku Spaho është ish-deputet dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Ndërkaq, Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u dorëhoq nga ky pozicion. Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi në detyrë Alma Canin.
Burimi: Javanews.al