Monumentet/ndërtimet e shqiptarëve në udhën e Haxhit

Monumentet/ndërtimet e shqiptarëve në udhën e Haxhit

Abdullah Klinaku Shqiptarët, pas pranimit të islamit dhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, mbërritën jo vetëm në postet më të larta në perandori, por lanë gjurmë të pashlyera në të gjithë gjeografinë në të cilën sundonte Perandoria Osmane, përfshirë edhe tokat arabe. Madje jo vetëm që lanë gjurmë apo që lanë vepra monumentale por edhe krijuan shtete dhe formuan dinastitë e veta. Duke qenë se aktiviteti i shqiptarëve në tokat arabe regjistrohet që nga viti 1522, po që nga kjo kohë regjistrohet edhe interesimi i tyre për ndërtimin e objekteve në tokën e Shamit, përmes së cilave lehtësohej udha e haxhilerëve.➡️ Mehmet pashë Dukagjini, i biri i Ahmet pashë Dukagjinit dhe i motrës së Sulltan Selimit I, ishte vali i Halepit. I një qyteti strategjik...