Miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundon me sherr masiv, përfshihen futbollistët dhe tifozët

Miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundon me sherr masiv, përfshihen futbollistët dhe tifozët

Sherr në “Elbasan Arena”, aty ku u zhvillua sfida mes AF Elbasanit dhe Pogradecit. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna. Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa raste gjatë ndeshjes. Kjo çoi në reagime të ashpra duke kulmuar me momente tensioni si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ku pati përplasje fizike dhe ndërhyrje nga stafet respektive për të qetësuar situatën.
Burimi: Kohajone.com