Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në Kretë: Sipërmarrësi grek vlerëson kontributin e shqiptarëve në ekonomi
Gjatë një vizite në Kretë, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau një moment domethënës me një sipërmarrës grek, i cili vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve në ekonominë greke. Në një video të publikuar nga ministri, sipërmarrësi grek thekson se pa shqiptarët, ekonomia do të kishte ndalur. “Në çdo investim të ri në Kretë ka shqiptarë, sepse janë punëtorë të shkëlqyer. Po të mos kishin ardhur shqiptarët, ekonomia jonë me të vërtetë do të kishte pasur probleme”, u shpreh sipërmarrësi grek. Balla komentoi se ky është realiteti që shumë grekë e pranojnë: shqiptarët janë krah pune...