Mihal Stefa- aktori që ma “solli” babanë e vdekur

Mihal Stefa- aktori që ma “solli” babanë e vdekur

Nga: Mevlan Shanaj Me aktorin e madh (Mihal Stefa) të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij! Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmit “I teti në bronx”. Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trajstë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit. Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një gjest jete që po e provoja për herë të parë!...