Meloni bisedon me Trump, Zelensky dhe Presidentin e Emirateve! Në axhendë Ukraina dhe Gaza

Meloni bisedon me Trump, Zelensky dhe Presidentin e Emirateve! Në axhendë Ukraina dhe Gaza

Nga Alba Kepi Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot tri biseda telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në fokus të bisedimeve ishte lufta në Ukrainë dhe përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim dhe një proces paqeje të qëndrueshëm, veçanërisht në kontekstin e iniciativave të fundit diplomatike të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bisedën me Presidentin e Emirateve u trajtua gjithashtu çështja e ndihmave humanitare për Gazën. Të dy liderët ritheksuan rëndësinë e ndaljes së menjëhershme të luftimeve, lirimit të pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe garantimit të një aksesimi të plotë e pa pengesa për ndihmat humanitare, me qëllim për t’i...