Mbolli kanabis mes misrit, arrestohet pronari i parcelës në Kurbin – Nën hetim edhe gruaja e tij

Mbolli kanabis mes misrit, arrestohet pronari i parcelës në Kurbin – Nën hetim edhe gruaja e tij

Rreth 50 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot në një parcelë të mbiellë me misër. Policia bën me dije se në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm është arrestuar 34-vjeçari Armando Përdoda, i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i...
Burimi: Syri.net