Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Mbishkrimi i perandorit Justinian, zbulimi më i rëndësishëm në arkeologjinë kosovare
Po konsiderohet zbulimi më i madh arkeologjik në Kosovë për nga pesha historike. Një mbishkrim i zbuluar në lokalitetin arkeologjik Ulpiana, tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës. Mbishkrimi latin është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje dardane. Kështu thonë arkeologët, sipas së cilëve mbishkrimi i zbuluar tregon rëndësinë që perandori i kishte kushtuar qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë. Zbulimi qartëson se ishte perandori Justinian, dhe gruaja e tij Teodora, që kishin inicuar ndërtimin e qytetit të quajtur Justiniana Secunda. E sipas mbishkrimit të zbuluar, përveç ndërtimit të qytetit, perandori Justinian dhe gruaja e tij kishin ndërtuar disa kisha,...