Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mali i Zi/Presidenti dhe zv/kryeministri thirren në Prokurori. Po pse hesht kryeministri?!
Në Prokurorinë Themelore në Podgoricë, sot janë marrë në pyetje zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Sipas autoriteteve, dëshmitë janë dhënë pas ankesës së Presidentit Millatoviqit në polici se më 1 gusht zv/kryeministri Gjeloshaj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Gjeloshaj tha se para prokurorit ka mohuar të ketë kërcënuar presidentin e shtetit dhe sqaroi se është marrë në pyetje në cilësinë e qytetarit. “Më vjen keq që (Millatoviq) na futi në këtë cirk – për qytetarët, për mua personalisht dhe për strukturën politike që përfaqësoj”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Millatoviq tha se, përveç mesazheve tashmë të raportuara, “kërcënimet kanë vazhduar edhe nga persona të afërt me Gjeloshajn”. “Është e papranueshme që presidenti të...