Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Makina përplaset me turmën në Los Angeles, 20 persona të lënduar
Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD). Gjashtë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, thanë shërbimet e emergjencës, raporton Sky News. Incidenti ndodhi në orën 02:00 sipas orës lokale në East Hollywood. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri në trotuar dhe një prani të madhe policie. Autoritetet raportuan se ngjarja ndodhi jashtë një klubi nate. Aktualisht shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë të qarta./vizionplus.tv