Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Makina përplas turmën e njerëzve në Los Angeles, raportohet për më shumë se 20 të plagosur
Më shumë se 20 persona u plagosën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në East Hollywood të shtunën në mëngjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, pranë West Santa Monica Boulevard. Sipas LAFD, tre persona ndodhen në gjendje kritike, gjashtë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 19 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë persona të plagosur në rrugë dhe trotuar, teksa mjekët po jepnin ndihmën e parë, ndërsa disa prej tyre u transportuan me barela në spital. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa hetimet për incidentin vazhdojnë.