Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Luçjan Bedeni sjell librin “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”
Një botim i ri pritet të dalë nga shtypi në ditët në vijim, duke sjellë për herë të parë një studim të thelluar mbi figurën e Pietro Marubbit, themeluesin e studios së parë fotografike në Shqipëri dhe një nga figurat më të rëndësishme të artit pamor të shekullit XIX. Libri titullohet “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni” dhe është rezultat i 12 vjetëve kërkime të autorit Dr. Luçjan Bedeni, si pjesë e punës së tij doktorale,shkruan KultPlus. Botimi sjell dokumente dhe të dhëna të panjohura më parë nga arkivat italiane, ruse, turke, kroate dhe britanike, që hedhin dritë mbi identitetin, jetën dhe rrugëtimin e Marubbit nga Italia në Dalmaci, Greqi dhe më pas në Shkodër, ku ai do të vendoste...