Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Lidhja e Pirros me qytetin e lashtë të Antigonesë.
Në moshën 12-vjeçare, Pirro kthehet në Epir dhe bëhet mbret me ndihmën e Glaukut, mbreti ilir i Taulantëve . Disa vite më vonë kur ndodhej përsëri te taulantët, rrëzohet nga froni pas një kryengritjeje kundër tij. Pas kësaj ai shkoi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë e më vonë në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Atje tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Egjiptit, Berenices, që e përzgjodhi midis princërve të tjerë për t’u martuar me Antigonenë, njërën prej vajzave të çiftit mbretëror të Egjiptit. Duke pasur mbështetjen e gruas së tij, Antigonesë ai mblodhi të holla dhe ushtri dhe u kthye në Epir duke rrimarë fronin mbretëror. Mirënjohja ndaj vjehrrës Berenice dhe gruas së tij Antigone e nxitën Pirron të themelojë dy qytete me...