“Ky draft nuk i përgjigjet nevojës së masës”/ Drafti i Kodit të Ri Penal, shpërthen avokati: Jashtë realitetit, u…

“Ky draft nuk i përgjigjet nevojës së masës”/ Drafti i Kodit të Ri Penal, shpërthen avokati: Jashtë realitetit, u…

Gjokutaj tha se shteti propagandon Kodin Penal se ka marrë konsultim të gjerë, por sipas tij, atë e kanë hartuar vetëm 5 veta. Avokati, Genc Gjokutaj, në një intervistë televizive, theksoi se Kodi i ri Penal nuk i përgjigjet realitetit në Shqipëri. Genc Gjokutaj: “Përmirësim i legjislacionit mbetet një detyrë e përhershme. Zhvillimet socialo-ekonomike diktojnë gjithmonë azhorinimin e ligjit. Daljen e figurave të reja penale. Dhe sigurisht që legjislacioni duhet t’i përgjigjen realitetit. Dhe nëse ky draft, do të ndiqte këto parime, pra azhurnimin e Kodit Penal aktualizimin e tij, me vepra të reja. Revizionimin e konceptit të dënimit por edhe të marrjes së dënimit të aplikuara, kjo do të ishte një gjë shumë pozitive. Por çfarë konstatojnë? Më lejoni të shpjegoj shkurt se si...