Kush ishte Karli i Madh, perandori që u quajt “babai” i Evropës?

Kush ishte Karli i Madh, perandori që u quajt “babai” i Evropës?

Nga Emily Staniforth Karli i Madh sundoi mbi perandorinë e madhe Karolingiane që shtrihej në Evropë gjatë Mesjetës së Errët. Ai u bë mbret i Frankëve në vitin 768 pas Krishtit dhe gjatë mbretërimit të tij 46-vjeçar pushtoi pjesën më të madhe të Evropës. Në këtë mënyrë ai hodhi themelet për Perandorinë e Shenjtë Romake, e cila do të ekzistonte për gati 1 mijë vite. Po ashtu ai krijoi një lloj të ri udhëheqjeje mbretërore, që do të frymëzonte shumë breza monarkësh evropianë. “Karli i Madh ishte një model për mbretërit edhe shumë shekuj pas vdekjes së tij, dhe perandoria e tij përfaqësonte idealin më të lartë të qeverisjes në shekullin XIX”- thotë Majkëll Fraseto, lektor i historisë në Universitetin e Delauerit. Karli i Madh e mbrojti reformën fetare dhe ruajti një marrëdhënie të ngushtë me papët...