Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Kujdesu për babanë tim”/ Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India përpara tragjedisë
Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja që po trondisin opinionin publik dhe industrinë e aviacionit. Sipas një raporti paraprak të autoriteteve indiane dhe burimeve amerikane të përfshira në hetim, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, dyshohet se ka ndërprerë furnizimin me karburant të avionit, vetëm sekonda pas ngritjes nga pista. Dy çelësa të karburantit, që zakonisht mbeten të aktivizuar gjatë gjithë fluturimit, rezultojnë të jenë vendosur në pozicionin “Cutoff”, çka bëri që motorët të ndalonin së punuari. Avioni Boeing 787 Dreamliner, i nisur...