Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kryengritje” brenda republikanëve në SHBA, projektligjet që shkaktuan debat mes senatorëve
Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid programin federal që mbështet qytetarët me të ardhura të ulëta për shërbime shëndetësore senatori republikan nga Missouri, Josh Hawley, ka paraqitur një projektligj të ri për të shfuqizuar një pjesë të atyre shkurtimeve. “Nuk duhet të lejojmë që shkurtime të mëtejshme në Medicaid të hyjnë në fuqi,” tha Hawley në një deklaratë për mediat. Por ky veprim ka nxitur ironi nga kolegët e tij demokratë. Senatori Chris Coons nga Delaware shkroi në platformën X (ish-Tëitter): “Vetëm...