Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontrolle intensive në det/ Brenda një javë, ja sa mjete lundruse u bllokuan
Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave ka bllokuar 30 mjete lundruares për shkelje të perimetrit të sigurisë detare. Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 mijë lekë secili. Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta...